Reagon klubi ballshiot: Media të caktuara duan të bëjnë merkaton tonë!

Klubi i Bylisit shpreh indinjatë në lidhje me disa media që sipas ballshiotëve janë duke lakuar çdo ditë emra të ndryshëm, duke i sponsorizuar ata trajnerë dhe lojtarë për t’u bërë pjesë e ballshiotëve. Klubi thekson se çdo gjë e ka bërë zyrtare dhe mediat e caktuara nuk duhet që të bazohen në rrjetet sociale por të interesohen në rrugë zyrtare. “Jemi të indinjuar se media të caktuara po ‘emërojnë’ trajnerë apo lojtarë në skuadrën tonë. Madje dje në një media thuhej se Hyshmeri do të afrohet ndërkohë që lojtari ka firmosur edhe është prezantuar. Mediat duhet që të vijnë dhe të interesohen në klub dhe të mos marrin lajme ‘Facebook’-u. Nuk është hera e parë pasi ka ndodhur edhe herë të tjera që e njëjta media ka dezinfornuar opinionin me lajme të pavërteta rreth skuadrës sonë. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur me mediat që të kërkojnë informacion në klubin tonë duke iu gjendur në krah për të bërë më së miri punën e tyre dhe pasqyruar realitetin”, – ka qenë reagimi i klubit ballshiot.