EKSKLUZIVE/ zbulohet sulmuesi për të cilin interesohet Bylisi

EKSKLUZIVE/ zbulohet sulmuesi për të cilin interesohet Bylisi⬇️

●Alimi Sikiru është sulmuesi 23-Vjeçar për të cilin po interesohet së fundmi skuadra e Bylisit.
Sulmuesi Nigerian🇳🇬 aktivizohet me klubin e Lobi Stars në Nigeri, ai cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit ndaj është në radarin e disa klubeve duke përfshirë këtu edhe Bylisin.
Sikiru është 1.90 metra i gjatë, dhe një pikë e fortë e ti përpos goditjeve të mira me kokë janë edhe goditjet e tij nga distanca ku ka shënuar shumë gola pikërishtë nga jashtë zone. 
Bylisi shquhet për gjetjen e talenteve të spikatur në Afrikë ku kujtojm se Olayinka dhe James Adeny do dilnin pikërisht nga ky klub, por edhe emra të tjerë si Guindo,Ntephe apo dhe Beji Anthony që cilësohet si olayinka i ri po spikasin te ky klub.
Problemi për aritjen e akordit mes klubit të Bylisit dhe sulmuesit Sikiru mbetet fakti se klubi i Lobi Stars ku aktivizohet aktualishtë sulmuesi kërkon para për ta lënë të lirë 23-vjeçarin i cili është në kontratë me klubin nga Nigeria. Tashmë mbetet për tu parë nëse presidenti Kapllanaj do të investoj tek ky sulmues apo do të shojnë për një alternativ tjetër, edhe pse duhet thënë që gjasat që Alimi Sikiru të nënshkruaj me Bylisin jan të mëdhaja.

0 Comments

Newest