Percaktohet arbitri qe do gjykoje sot Bylis-Flamurtari

Bylisi i trembet gjykimit në ndeshjen me Flamurtarin ndaj ka bërë një kërkesë në federatë ku kërkojnë që të mos gjykohen nga ndërkombëtari Lorenc Jemini dhe nga gjyqtari i kolegjiumit të Durrësit, Andi Koçi.
Në kërkesën e tyre ata reklamojnë gabimet e këtyre dy arbitrave në dëm të tyre në sfida të caktuara, ndaj nuk dëshirojnë të gjykohen prejt tyre.
Koçi është e sigurtë që nuk do të jetë në Ballsh, pasi ishte gjyqtar linje në sfidën vendimtare për titull mes Skënderbeut e Partizanit.
Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë gjyqtari që do gjykojë Bylisi – Flamurtari, sfidë shumë e rëndësishme për qëndrimin në Superiore të këtyre dy skuadrave.
Nisur nga rëndësia e ndeshjes, ajo mund të gjykohet nga ndërkombëtari Enea Jorgji, pasi Pashaj vështirë të përzgjidhet të arbitrojë Bylisin, pasi është shpallur i padëshiruar prej balshiotëve që prej finales së Kupës së Shqipërisë me Laçin në vitin 2013.