Tek Olayinka ka “pjesë” edhe Bylis, Porto e kërkoi e para

Pesë vite më parë, askush nuk e njihte nigerianin Peter Olayinka, që vinte si një talent i madh në futbollin shqiptar. Luajti me skuadrën U-17 të Bylisit, fitoi titullin kampion në kategorinë e Parë dhe më pas me U-19 në Superligë, por edhe me ekipin e parë ende pa mbushur të 17-at. Madje dhe në Superligë, ai edhe pse fare i njomë la gjurmë, madje duke spikatur me aftësitë e veta si një lojtar i shpejt dhe mjaft teknik. Por, në sezonin 2012-2013, kur Bylisi shkoi në finalen e Kupës, Piter Olayinka, vetëm 18 vjeç “shpërtheu”, madje për të mbërritën edhe oferta zyrtare, madje nga Porto. Por ballshiotët nuk u nxituan dhe më pas nigeriani u largua. Luajti në Qipron turke dhe më pas erdhi në Shqipëri, ku falë një marrëveshje mes Bylisit dhe korçarëve, duke qenë se ballshiotët kishin kartonin e tij dhe luanin në të Parën, lejuan nigerianin që të merrte më shumë eksperiencë dhe famë tek Skënderbeu. Bylisi, nga transferimi i Piterit do të përfitojë një shumë të konsiderueshme edhe për të drejtën që ka si klub “mëmë” duke qenë se lojtari ka qenë nënkontratë, por edhe mbi të gjitha për investimin 3-vjeçar që është bërë tek nigeriani Olayinka.
Burimi : Gazeta Sport Ekspress