Nica: Pranova oferten sepse te Bylisi ka projekt per te ardhmen.

Nica: Pranova ofertën sepse te Bylisi ka projekt për të ardhmen Durrsaku flet si trajner i ballshiotëve, ku tregon pse pranoi të jetë në krye të kësaj skuadre, e cila objektiv primar ka qëndrimin në Superiore Durrsaku Stavri Nica flet për herë të parë si trajner i skuadrës mallakastriote. Ai tregon arsyet pse pranoi ofertën e presidencës si dhe ambiciet për të ardhmen. Nica ka drejtuar një sërë ekipesh në Kategorinë Superiore, por edhe në të parën, ndërsa di shumë mirë se çka i duhet skuadrave të qyteteve të vogla. Për momentin ai ndoshta është njeriu që i duhet një skuadre që ka pasur probleme të ndryshme, teksa pritet që të vendosë “diagnozën” e duhur për të rikthyer këtë ekip te gara për Europën. “Të them të drejtën të dielën pata një bisedë me presidentin Kapllanaj. U ulëm dhe biseduam gjerë e gjatë nga afër. Bylisi ka qenë nga ato ekipe që gjithmonë i ka dhënë tonin Superiores. Ka pasur një skuadër të fortë, që ka treguar futboll të bukur edhe jashtë fushës”, thotë fillimisht Nica. Njohja I pyetur për njohjet që ka për ekipin ballshiot, Nica thotë që Bylisi ka lojtarë që duan të ecin përpara, një arsye që ai dëshiron të punojë me bardhekuqtë. “E njoh pak, sepse kur ka luajtur Bylisi për koiçidencë luante edhe Erzeni, skuadra që unë drejtoja. Por, njoh mirë kualitete që ka skuadra dhe në ato pak ndeshje që e kam ndjekur, kam parë që ka elementë që po të punohet janë të vlefshëm. Ka një ekip simpatik edhe këtë sezon kjo edhe falë punës së presidencës”. Projekti Ambiciet për të ardhmen Nica i bën publike, ku thotë se skuadra ka një projekt të vlefshëm për ngritjen e një skuadre me kualitete, ku më së shumti ka besim te stafi drejtues dhe te lojtarët që ka në përbërje aktualisht Bylisi. “Më vjen mirë që qytete të vogla si Ballshi ka njerëz që e duan futbollin dhe për vite me radhë investojnë siç është edhe rasti i familjes Kapllanaj. Shoh që është bërë investim jo vetëm në skuadër, por edhe në infrastrukturë. Ndaj edhe në një klub ku dëshira për të punuar nuk mungon, unë kam besim se të gjithë bashkë, do të bëjmë më të mirën që skuadra të jetë aty ku i takon. Na pret një punë kolosale dhe kemi filluar qysh tani të vëmë piketat e duhura”. Formacioni Ndaj Vllaznisë kthehet Hoxhaj, por mungon Peposhi Përpos problemeve me lojtarët e skualifikuar nga Etika, Bylisi tashmë ka probleme me futbollistët që ndëshkohen me kartonë të verdhë. Këtë javë mungoi sulmuesi Ardit Hoxhaj, i cili plotësoi numrin e të verdhëve në takimin kundër Partizanit, por që do të kthehet në takimin e së mërkurës kundër Vllaznisë. Megjithatë, problem kryesor mbetet një tjetër lojtar, Ardit Peposhi, i cili nuk do të jetë në krahun e majtë të mesfushës mallakastriote. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në takimin e së shtunës ndaj Flamurtarit, pasi hyri në fushë pa sinjalizimin e arbitrit kryesor. Kështu, ky gjest i kushtoi shumë rëndë lojtarit, por në veçanti skuadrës, e cila nuk ka shumë kontingjent në dispozicion për takimin e fundit të sezonit dimëror. Bylisi renditet në vendin e tetë aktualisht, ku ka 13 pikë, ndërsa në Shkodër do të kërkojë patjetër pikë.
www.fkbylis.ml

0 Comments