Nevil Dede drejt stolit te Bylisit.

Pritja e përgjigjes nga Ilir Daja ka përfunduar për ballshiotët që duket se do t’ia besojnë stolin ish-lojtarit të Kombëtares kuqezi.Ballshiotët duket se janë drejt zgjidhjes së çështjes së stolit. Nevil Dede aktualisht është kandidatura më e mundshme dhe pritet që shumë shpejt ai të zyrtarizohet në krye të bankinës ballshiote. Lajmi konfirmohet nga ana e klubit të Bylisit, madje mësohet se bisedimet me trajnerin kanë ditë që kanë nisur. Ballshiotët veç të tjerash bëjnë me dije se pritja për trajnerin Daja, që ai të kthente një përgjigje ka qenë shumë e gjatë. Në kushtet kur Bylisi pritet të nisë së shpejti fazën përgatitore, Nevil Dede shihet si emri potencial për të marrë këtë detyrë. Trajneri kryeqytetas ka drejtuar më parë skuadra të elitës, duke filluar nga Tirana, ndërsa ka qenë më parë edhe pjesë e stafit teknik të Skënderbeut. Si trajner i parë, Dede ka punuar te bardheblutë në periudha të ndryshme, te Luftëtari, Kastrioti e Laçi, gjithashtu ai ka një të kaluar në krye të bankinave të këtyre ekipeve. Aktualisht, Nevil Dede drejton të rejat e Kombëtares së femrave të Shqipërisë, ndërsa pritet që brenda ditëve të para të javës së ardhshme të zyrtarizohet si trajner i skuadrës së Bylisit