Bylisi miqesore me Tiranen dhe Teuten

Pas miqesores te zhvilluar kunder AF Dinamos ku barazoi 2-2 skuadra ballshiote pritet te zhvilloi kete jave dy miqesore kunder ekipeve te elites.Behet fjale per ekipet e Tiranes dhe Teutes.Te dyja takimet do te zhvillohen jashte Ballshit.Takimi i pare do te zhvillohet kunder Tiranes ne Tirane dhe takimi i dyte kunder Teutes ne Durres.
Në këtë miqësore pranë pankinës së skuadrës ballshiote, do të jetë edhe trajneri kryqytetas Ilir Daja, i cili është shumë pranë zyrtarizimit si “timonier” i Bylisit për sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë në rolin e një vëzhguesi të futbollistëve mallakastriotë, për të parë edhe nevojat për ndërhyrje në merkato, që skuadra ballshiote të jetë sa më kompetitive për sezonin e ri. Ky është edhe kushti i Dajës për drejtuesit ballshiotë, para se të firmosë kontratën për të qenë trajner i Bylisit.


Tirana - BYLIS
E enjte, 09/07/2015 ora 18:00
Stadiumi “Skënder Halili”
Teuta – BYLIS
E shtunë, 11/07/2015 ora 18:00
Stadiumi “Niko Dovana”