Bylis nxjerr "asin " nga menga

 Drejtuesit e klubit po mendojnë që tani për të përforcuar skuadrën, teksa në dy ndeshjet e fundit në shtëpi, në tribunën e Adush Mucaj është parë sulmuesi nigerian Solomon Izucuku.Bylis ka realizuar deri më tani 12 gola në kampionat, 1 më shumë se Tërbuni që mban vendin e fundit në këtë klasifikim dhe në kuotë të njëjtë me Vllazninë. Por presidenca e klubit ballshiot ka menduar të zgjidhë cështjen e golit me rikthimin e 27 vjecarit që në dy sezone e gjysmë me fanellën e Bylis ka shënuar në total 21 gola.Megjithatë problemi qëndron tek fakti që nigeriani ka një periudhë të gjatë që nuk luan ndeshje zyrtare qe prej largimit nga Kukesi ne sezonin 2013-14.