Peter te Genti, Bylisi “ferkon duart”!



Peter Olaynka do te transferohet tek Gent, kampionet e Belgjikes, teksa nga ky kalim ne afatin e janarit, pritet te fitoje edhe nje tjeter skuader vec Skenderbeut. Behet fjale per Bylisin, qe eshte edhe klubi qe ka nxjerre futbollistin qe ne moshe te re, pra adoleshent, kur e zbuloi ne Nigeri. Peter me pas ka kaluar tek Kukesi, eshte provuar jashte dhe me pas eshte kthyer ne Shqiperi. Sakaq, vlera mund te jete 1,2 mln euro, nga te cilat ballshiotet mund te arketojne mbi 30 mije euro… Epoka "Kapllanaj", sakaq, ka qene e frytshme ne kete aspekt, pasi Akademia ka nxjerre lojtare qe kane xhiruar ne skuadra te medha shqiptare si  : Frasheri dhe Idrizaj tek Tirana, apo Arberi tek Flamurtari. Por, sidomos, rasti Ristevski eshte edhe me i rendesishmi, i cili u shit tek Slavia e Sofjes dhe ballshiotet perfituan thuajse 20 mije dollare.