Bylisi ne "kolaudim" te henen miqesore perballe Pogradecit

Superiorja/ Skuadra e Bylisit është e vetmja që ende nuk ka marrë pushimet, edhe pse tashmë pjesa e parë e kampionatit është mbyllur. Drejtuesit e ekipit ballshiot kanë menduar që lojtarët të vazhdojnë përgatitjet në mënyrë që trajneri i ri Stavri Nica të njihet më nga afër me gjendjen e ekipeve.Për këtë arsye ditën e hënë është organizuar edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Pogradecit, e cila do të zhvillohet në “Kompleksin Internacional” në Peze Helmes. Kjo do të jetë ndeshja e fundit për këtë vit për ekipin dhe e para për trajnerin Nica në krye të pankinës ballshiote.