Reagim:Sot, Panorama Sport, ka vazhduar te na sulmoje dhe te beje lajme te paverteta rreth klubit tone

Reagim

Sot "Panorama Sport" ka vazhduar te na sulmoje dhe te beje lajme te paverteta rreth klubit tone. Jo me larg se nje dite me pare shprehu se kemi firmosur me Babajn, Zenelin dhe Gashin, ndersa nuk firmosem me Sahitin. Gje qe eshte totalisht e pavertet. Lojtari kosovar eshte pjese e jona ne baze te te gjithe dokumentacionit qe nevojitet nga organet kompetente.

Ndersa sot ka publikuar lajmin se Julian Brahja nuk ka marre leje-kalimin nga klubi Terbuni. Ne iu paraqesim me poshte deklaraten tone kunder kesaj mediaje qe shpif vazhdimisht ndaj nesh. Por, iu bejme me dije zoterinjve se do te shihemi ne Gjykate!

Deklarta
"Vazhdojmë që të sulmohemi me lajme të pavërteta nga media të caktuara, të cilat po thellojnë edhe më shumë dshakeqësinë që kanë me klubin tonë, duke publikuar lajme të pavërteta,duke dëmtuar rënd imazhin tonë. Rasti më i fundit ka të bëjë me një lajm të publikuar dje ku thuhej se Brahja pret letrat, ndërkohë që ne si klub e kemi zyrtarizuar lojtarin. Madje, edhe leja e kalimit është në dosjet e klubit, pasi gjithçka është bërë korrekte dhe futbollsti Julian Brahja është dhe do të jetë pjesë e jona sipas marrëveshjes që është bërë me këtë futbollit. Nuk e kuptojmë, por kur do të përfundojnë sulmet ndaj nesh nga media të caktuara që merren me lajme ‘facebook’-u apo me thashetheme, duke mos u bazuar te e vërteta".
Fkbylis.ml

0 Comments