Bylisi, Izucuku jep garanci per sulmin

Bylisi do të bëjë të pamundurën që të qëndrojë në Superiore këtë sezon dhe për këtë arsye do të mundohet që të bëjë afrime në merkato. Deri më tani, skuadra mallakastriote ka rregulluar disi prapavijën, repartin e “sakatuar” nga Komisioni i Etikës. Në fakt, aty ndërhyrjet duhet të ishin imediate, siç edhe ka ndodhur realisht. Kështu, në portë është bërë afrimi i Mikel Kaloshit, ndërsa mbrojtja është përforcuar me Julian Brahjan dhe Samir Sahitin. Nga ana tjetër, Bylisi i gëzohet edhe një përforcimi në sulm, ai i Salomon Izuçukut, i cili dy fazat e para bëri pushim për shkak të problemeve me dokumentacionin, por tani me sa duket nuk do të ketë më probleme të tilla. Të paktën për momentin, në Ballsh janë të kënaqur me afrimet që janë bërë, por gjithsesi për të qenë kompetitivë, duhet ende merkato. Nuk bëhet fjalë për titullarët, pasi po t’i hedhësh një sy formacionit ai duket i kompletuar, por pa një stol të mirë është e vështirë të konkurrosh në Superiore. Ndaj, kur kanë mbetur rreth dy javë nga mbyllja e merkatos, në Ballsh janë në pritje të afrimeve të reja.
www.fkbylis.ml

0 Comments