Zyrtare/ Ja se kur kthehet Superiorja, Tirana nuk luan te “Air Albania” ndaj Kukësit

Pas tragjedisë natyrore të ndodhur në Shqipëri, fatmirësisht situata është qetësuar. Kampionati është shtyrë dhe tashmë ka ardhur vendimi sa i përket javës që duhej të ishte zhvilluar më herët. Ndeshjet janë ndarë mes të shtunës dhe të dielës për javën e ardhshme. Ajo që bie në sy është se Tirana do të luajë ndaj Kukësit në “Selman Stërmasi” dhe jo në “Air Albania”, siç ishte raportuar më herët në media. /Sport Ekspres/
E shtunë, 7 dhjetor
13:30 Luftëtari–Vllaznia
13:30 Bylis–Partizani
16:30 Tirana–Kukësi
E diel, 8 dhjetor
13:30 Laçi–Flamurtari
16:30 Teuta–Skënderbeu

0 Comments