“Blindohet” Bylis-Flamurtari, ja çfarë nuk duhet të keni me vete në stadium

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve të Bylisit dhe Flamurtarit, e cila do të zhvillohet sot në orën 17:30, në Stadiumin “Adush Muçaj”, Ballsh.
Në orën 12:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes. Hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:00, me qëllim për të shmangur radhët e gjata në hyrje për në Stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie nga të cilët 90 janë të FNSH-së dhe 20 nga DELTA. Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
sende të forta
shishe (të çfarëdolloji)
fishekzjarrë
monedha apo metale (të çfarëdolloji)
çelësa të ndryshëm
Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datën 14 Maj lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Ballshit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
“Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin”, përfundon policia njoftimin e saj.