Sulmuesi liqenor, pas tre sezonesh aktivizimi me Pogradecin në Kategorinë e Parë, tashmë është në kërkim të një aventure të re, pikërisht në një ekip të Kategorisë Superiore. Por, ai do të kalojë në provë nga stafi teknik dhe më pas do të vendoset per te ardhmen e tij.
Përveç të ardhurve gjatë ditëve të fundit të merkatos, si; Hasani, Tahiri, Zylyftari, Mahilaj, Topllari, Bualli apo edhe të tjerë, të gjithë do të kalojnë në “shoshë” nga stafi teknik. Askush nuk e ka vendin e sigurt te Bylisi për sezonin e ri. Përzgjedhja do të jetë e rreptë, pasi presidenca mallakastriote kërkon të ndërtojë ekip konkurrues për sezonin 2015-2016 ku skuadra do të militojë në Kategorinë Superiore.