Miqësore, Bylisi do të përballet me Apoloninë dhe Flamurtarin

  • Të enjten ndaj Apolinsë dhe të shtunën ndaj Flamurtarit në orën 18:00 stafi teknik i ballshiotëve do të testojë sërish skuadrën
  • Trajneri Ilir Daja do të vendosë përfundimisht nesër nëse do të drejtojë Bylisin ose jo
Bylis-Flamurtari-1-1
Në kuadrin e fazës përgatitore të verës, Bylisi po zhvillon disa ndeshje miqësore. Deri më sot skuadra e drejtuar nga trajneri i portierëve, Ardian Balla, dhe shefi i klubit, Iljaz Haxhiaj, ka luajtur ndaj tre kundërshtarëve. Dy javë më parë u ndesh me AF Dinamon, ku barazoi 2-2, ndërsa të enjten dhe të shtunën e shkuar u ndesh me Tiranën dhe Teutën. Ndaj bardhebluve u mund me rezultatin 3-1, ndërsa në Durrës u mund me rezultatin 2-0.Ndërkaq, nesër dhe të shtunën do të luajë dy takime të tjera. Të enjten në orën 18:00 do të testojë forcat kundër Apolonisë në “Loni Papuçiu” dhe të shtunën në “Adush Muçaj” kundër Flamurtarit. Dy kundërshtarë të niveleve të kundërt, pasi fierakët militojnë në Kategorinë e Parë, ndërsa vlonjatet në Superiore. Pas 3 javësh përgatitjesh, stafi teknik do të shohë se ku ka arritur gjendja e skuadrës.
Trajneri – Çështja e kreut të pankinës është mjaft e diskutuar te mallakastriotët, pasi askush nuk është ulur për të marrë drejtimin e skuadrës. Kontaktet janë të vazhdueshme me kryeqytetasin Ilir Daja, ndërsa ky i fundit do të vëzhgojë sfidën e nesërme kundër Apolonisë, ku edhe do të vendosë përfundimisht nëse do të jetë trajneri i Bylisit ose jo.