"Bale nuk shitet as për 100, as për 120 milionë"

Gareth Bale ishte një ndër futbollistët që u kritikua më tepër në disfatën e Real Madrid që u mposht 2-1 në "Juventus Stadium" nga kampionët e Italisë në sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Champions League. 

Uellsiani u zëvendësua nga Ancelottii pas një paraqitjeje që vetëm sa shtoi dyshimet e tifozëve për rendimentin e futbollistit që u ble për 100 milionë euro nga "Los Blancos" por që nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive kohët e fundit. 

Gjithsesi mediat pranë Realit raportojnë se, sado që të kritikohet nga të gjitha anë, përfshirë këtu edhe nga tifozët, te Real Madrid asksuh nuk dyshon që uellsiani do të shfaqë gjithë talentin e tij. Bale ka presidentin Florentino Perez si kumbarin e tij kryesor në zyrat e klubit. Presidenti nuk lodhet së siguruar se Bale është Cristiano Ronaldo i së ardhmes dhe këmbëngul se ai nuk do të shitet as për 100 dhe as për 120 milionë euro. /albeu.com/

0 Comments