Nenaj respekton Naftëtarin, por Bylisi luan për tri pikët

Trajneri i ballshiotëve është duke menduar për ndeshjen me kuçovarët para finales me Lushnjën
Bylisi dje ka zhvilluar seancën e radhës, ndërkohë që skuadra është e plotë për sfidën me Naftëtarin që do të luhet këtë javë në stadiumin “Adush Muça” të qytetit te Ballshit. Ballshiotët, në këtë sfidë kanë si synim të vetëm tri pikët, ndërsa trajneri Roland Nenaj është i bindur se skuadra e tij do të shpalosë vlerat e saj më të mira. “Naftëtari është një ekip me traditë, na vjen keq,ne e respektojmë si emër dhe traditë, por synimi ynë është marrja e tri pikëve. Luajmë në fushën tonë dhe do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë, ndaj edhe ne do të japim më të mirën. Është finalja e radhës dhe synojmë që të marrim pikët maksimale për të ruajtur pozitat në klasifikim. skuadra është e plotë dhe unë kam besim se morali i lojtarëve është në gradën maksimale. Shpresojmë shumë që krahas grupit, mbështetjes së presidentit tonë Agron Kapllanaj, ne të bëjmë më të mirën, në mënyrë që të shkojmë sa më të karikuar në Lushnjë. Lojtarët janë duke u përgatitur mjaft mirë dhe unë këtë e shoh edhe në stërvitje. Tri pikët ndaj Naftëtarit janë detyrim për ne, lojtarët e kanë të qartë një gjë të tillë, unë besoj shumë se ky grup është i aftë që të mposhtë çdo ekip, sepse kemi kualitete që kanë treguar vlera edhe në Superligë”, ka pohuar trajneri i Bylisit, Nenaj.
Erjon Saliu

0 Comments

Oldest