Talente në kohë krize… Nga Fili te Bregu, Latifi dhe Çinari, ja zbulimet e këtij sezoni 83

Talente në kohë krize. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e kampionatit, pa frikë sezoni 2014- 2015 mund të evidentohet edhe si ai i afirmimit të shumë lojtarëve të rinj.
Gara e ashpër për titullin, por deri diku edhe për rënien nga Kategoria Superiore, nuk i ka stepur një pjesë të mirë të klubeve për të mbështetur futbollistët e perspektivës.
Dhe nuk janë pak, por me dhjetëra që këtë sezon kanë shpërthyer, pikërisht në një vit ku shumica e klubeve po kalon një krizë të madhe financiare. “Bumi” i afirmimit dhe shkëlqimit të talenteve vihet re më shumë tek ato skuadra që deri diku kanë qenë të detyruara për të ndryshuar strategji, për faktin se kanë dalë jashtë objektivave që në mes të sezonit…


0 Comments