Ja se kur do te luhet me Lacin

Bylis do të luajë ndeshjen e javës së 13 të kampionatit këtë fundjavë në stadiumin “Adush Muçaj”. Skuadra ka hedhur pas krahëve humbjen me Tiranën, ndërsa është e fokusuar tërësisht te takimi i radhës. Normalisht, nuk ka kaluar pa analizë ndeshja e fundit, ku klubi ka folur me tone të ashpra ndaj lojtarëve, ku kërkohet patjetër kthesa këtë javë. Prej dy takimesh radhazi, ekipi mallakastriot ka humbur terren, ndërsa ka favorin e vetëm që këtë javë luan në fushën e tij dhe do të kërkojë të fitojë. Edhe pse është ndeshje e vështirë, të gjithë janë të karikuar për të fituar. Ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00

0 Comments