Moviola,Beqiri u mohon penalltine ballshioteve ne 54'

Moviola, Beqiri u mohon penalltinë ballshiotëve në 54’ Është rast i përsëritur ky i gjyqtarit Ardian Beqiri kur drejton Bylisin. Po të kujtojmë takimin Bylis – Vllaznia, ai nuk dha një 11-metërsh të pastër ndaj ballshiotëve, kur e kishte vet të drejtën të vendoste, pra pa ndihmën e vijërojtësit. Megjithatë, Bylisi atë takim e fitoi 3-1. Ndërkaq, situata u përsërit dje, ku gjatë ndeshjes ballshiotët pretendojnë për 2 11-metërsh, në minutën e 54-t dhe atë të 73-të. Rasti i parë Në minutën e 54-t Pepa depërton nga e majta e sulmit vendas dhe nga e djathta e mbrojtjes së Laçit. Kalon mbrojtësin e krahut, Dokun, dhe më pas avancon drejt zonës. Futet brenda vijës së 16-metërshit dhe penetron, por kur përballë ka Buljan, ky i fundit i ndërhyn keq për t’i marrë topin, ndërsa e rrëzon brenda vijave kufizuese. Lushnjari me të drejtë kërkon 11-metërsh, por Ardian Beqiri kërkon që të vazhdojë loja. Rasti i dytë Pepa ecën me shpejtësi drejt zonës së Laçit, futet brenda 16-metërshit, driblon Sefgjinajn, por Çela i ndërhyn keq dhe lushnjari bie në tokë. Por, as për vijërojtësin Doda e as për kryesorin Beqiri nuk ka penallti. Protesta të shumta të vendasve, por nuk akordohet asgjë në favor të Bylisit.
Burimi:www.fkbylis.ml

0 Comments