Tirana fiton 0-1ne Ballsh

Elis Bakaj shënon si në ditët e tij më të mira dhe i dhuron Tiranës fitoren në transfertën me Bylisin. Një gol spektakolar për tri pikë që i afrojnë bardheblutë me kryesuesit. Një perlë që vulosi fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit. Mungesat e Smajlit të dëmtuar dhe Karan e Hoxhallarit të skualifikuar, e detyruan teknikun Ilir Daja ta niste lojën me mbrojtje eksperimentale, ku Kavdanski u aktivizua për herë të parë titullar, Kërçiku në të djathtë, ndërsa i spostuar në repartin difensiv ishte edhe Teqja. Vucaj u rikthye titullar në mesfushë, në mbështetje të sulmuesve Lika, Bakaj dhe Fukui. Momenti i parë i rrezikshëm erdhi pikërisht pas një goditje dënimi të fituar nga fantazisti shkodran. Bakaj ekzekutoi por pa saktësinë e duhur. Sulmuesi 28-vjeçar provoi nga një tjetër goditje standarte, pa inkuadruar portën. Bylis vuan organizimin jo të mirë në fushë dhe gjithçka që vendasit arrijnë të krijojnë është një dalje e shpejt e Hyshmerit që frenohet nga portieri Bakaj. Tirana u kundërpërgjigj menjëherë me Gilman Likën, por festa e tij prishet nga shtylla, që frenoi goditjen diagonale përballë të cilës Mushica ishte i dorëzuar. Avantazhi i Tiranës erdhi në shtesën e pjesës së parë. Spektakolar sulmuesi, që nga pozicion mjaft i vështirë arriti të shënonte fluturimthi. Bylis tenton të reagojë mejëherë prej fraksionit të dytë të lojës. Por, fillimisht Shoshi dhe pas tij Mbella nuk shënjestruan si duhet. Te Tirana, Daja provoi të ndryshonte kartat në fushë me aktivizimin e Muzakës. Megjithatë Bylisi ishte sërish më i rrezikshëm me Brunild Pepën, që fillimisht nuk inkuadroi, ndërsa pak çaste më pas nuk shfrytëzoi dhuratën e Edvan Bakajt, duke ia përplasur topin portierit në trup. Me ide të vakëta dhe në vështirësi në fazën sulmuese, Tirana u përqendrua te loja e fortë. Kërçiku u ndëshkua me karton dhe humbet sfidën me Skënderbeun, ndërsa tensioni u konfirmua në duelin e Bakajt dhe Basriun. Për kryeqytetasit goditja e lehtë e Bakajt nga jashtë zone përmblidhte në mënyrën më të mirë paraqitjen në pjesën e dytë. Në anën tjetër Bylisi shpresoi deri në fund, por sërish pa saktësinë e duhur si në tentaticën e Simiç. Ronald Gërçaliu u kthye në fushë pas ekzaktësisht dy muajve mungesë dhe provoi në të shfrytëzonte daljen nga porta të portierit Mushica, në gjyqtari Hamiti nuk evidentoi ndërhyrje të gabuar dhe vazhdon lojën. Tentativa e fundit e dëshpëruar e Bylisit erdhi me Shoshin nga distanca e largët. Tirana regjistroi fitoren e dytë në 25 vjet në stadiumin Adush Muça, ndërsa dy fitore të tjera me Bylisin si pritës janë arritur në fushë asnjëanëse dhe 0-3 në tavolinë.

0 Comments