Humbja me Tiranën, natyrisht që i ka shokuar të gjithë në kampin ballshiot, pasi ashtu siç rrodhën ngjarjet dhe rastet për të dyja skuadrat, takimi duhet që të përfundonte në barazim. Një gol i pësuar nga një pavëmendësei, mes mbrojtjes dhe portës, ka bërë që Bylisi të ndëshkohet dhe të dal pa pikë nga ndehsje që luajti në “Adush muçaj’, me bardheblutë. Skuadra mallakastriote, dje ka dalë në stërvitje, madje bordi ka qenë i pranishëm në stadium dhe menjëherë ka zhvilluar një analizë e cila ka zgjatur rreth dy orë. “Nuk ju falen këto paraqitje që po bëni. Në skuadër është investuar për të qenë në vende nderi, ndërsa aktualisht ndodhemi në pozitat aspak komode, ndërkohë që dhe nga Kupa jemi eliminuar. Dy humbjet e fundit janë të papranueshme, ndaj me Laçin duhet që të rikuperojmë dhe të japim shpirtin në fushë, duhet të të fitojmë ndeshjen patjetër, ndryshe masat që janë paralajmëruar nga ana jonë si bord, do të bëhen zyrtare”, kanë qenë fjalët e anëtarëve të bordit të FK Bylisit para stafit dhe skuadrës dje. Ndërkohë, presidenca, për gjobën me rrogën një mujore që ka vënë fill pas ndeshjes me Tërbunin, është duke përgatitur relacionin zyrtar dhe do e paraqesë në FSHF. Kjo është edhe mbledhja e dytë që bordi i FK Bylisit bën në një kohë rekord, pasi kujtojmë që u mblodh edhe para sfidës me Tiranën, kur edhe ndëshkoi me nga një rrogë lojtarët
www.fkbylis.ml
0 Comments