Ekipet e moshave kane luajtur sot ndeshjen e radhes ne kampionat perballe Luftetarit. U-17 / Bylis - Luftetari 1-7 U-19 / Bylis - Luftetari 1-1 Pavaresisht rezultateve, theksojme se trajneri Niko Divija mes shume veshtiresive po rrit dy grupe lojtaresh qe pas pak vitesh do te jene pjese e skuadres se te rriturve. Mosha e skuadres U-17 varion nga 13 deri ne 15 vjec, ndersa ajo e ekipit U-19 varion nga 15 deri ne 18 vjec. Pra, mosha e tyre eshte e vogel krahasuar me kundershtaret. Cka do te thote se pjekuria ende nuk ka ardhur dhe rezultatet jane te pranueshme. Por, iu bejme thirrje bizneseve mallakastriote qe te kontribuojne ne keto skuadra, pasi ne te ardhmen keta djem do te rikthejne krenarine e futbollit te qytetit. Noshta, do te shohim lojtare pak a shume te ngjashem si: Luan Asllani, Ermal Nexhipi, Maringlen Kule, Shkelzen Lutaj, Luan Brace, apo e te tjere! Keta djem duan vetem mbeshtetje!
0 Comments