Kule: Fitorja erdhi në kohën e duhur, ia dedikojmë presidencës Trajneri i Bylisit është i lumtur për fitoren kundër Laçit, ndërsa thot se ky tripikësh erdhi në momentin e duhur. E vlerëson këtë ndeshje të fituar, ndërsa kërkon motivim për takimet e mbetura të fazës së parë. “Kjo fitore erdhi në momentin e duhur për ne. Ishim të përgatitur vetëm për maksimumin, pasi kishim dy ndeshje pa fituar. Normalisht, sot dhamë maksimumin në fushë dhe ia dolëm. Këtë fitore ne ia dedikojmë presidencës. Për sa i përket ndeshjes me Skënderbeun, ne do të kërkojmë të marrim pikë dhe atje. Normalisht, është luks të luash ndaj tyre, gjithsesi ne do të provojmë shanset tonë. Deri në fund të fazës së parë rruga është e gjatë, ne do t’i marrim ndeshjet një e nga një, kështu që do të kemi mundësi të mbledhim sa më shumë pikë që të arrijmë objektivin momental që kemi. Sa i përket qëndrimit në kategori, Bylisi nëse do të luajë si sot, normalisht që ka për t’ia dalë, asgjë nuk është e vështirë”, përfundon kreu i pankinës së ballshiotëve, Maringlen Kule, i cili e drejton ekipin së bashku me trajnerin e portierëve, Ermal Nexhipi.
Burimi:www.fkbylis.ml
0 Comments