Pas rikthimit të lekëve, te Flamurtari rikthehet buzëqeshja. Kuqezinjtë kanë reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi rikthimi i qetësisë financiare ka ndikuar direkt te lojtarët vlonjatë, që kanë dhënë maksimumin, duke fituar sot 2-3 në transfertë ndaj Bylisit. Ballshiotët vuajtën mungesat dhe presionin ne kete sfidë. Flamurtari shënon dy gola në pjesën e parë me Telushin dhe Lenën.
Në pjesën e dytë Bylisi vërshoi në sulm dhe gjeti gol shprese me Papën, por Ylli Hoxha shenoi serish për vlonjatët në minutën e 70-të. Festa vlonjateve zgjati pak, sepse ish-sulmuesi i Flamurtarit, Brunild Pepa, shkurtoi diferencat ne 2-3 dhe e bëri të zjarrtë fundin e ndeshjes, por Flamurtari rezistoi dhe mori 3 pikë frymëmarrjeje duke lënë fundin e tabelës dhe duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve po aq sa dhe Bylisi.
Bylis Flamurtari 2-3
Golat: Papa 52’, Pepa 72’ / Telushi 25’, Lena 34’, Hoxha 70’
Bylis: Ruçi, Hyshmeri, Simiç, Adenkule, Peposhi, Mbella, Muçaj, Gava, Asani, Papa, Pepa Trajner: Ermal Nexhipi
Flamurtari: Halili, Gjinaj, Pashaj, Kuqi, Idrizaj, Lushtaku, Telushi, Lena, Greca, Hoxha, Shehaj Trajner: Gentjan Mezani Arbitra: Remzi Sadiku, Ploretar Puto, Gazmend Bimi
Kartonë të verdhë: Ruçi 23’/ Hoxha 35’, Lushtaku 59’