Partizani – Bylis 1-1
Golat: Raçiç 76′/ Hoxhaj 15′
Golat: Raçiç 76′/ Hoxhaj 15′
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Krasniqi, Vrapi, Fejzullahu, Ibrahimi, Batha, Trashi, Bardhi, Fazliu, Mazrekaj, Sukaj; Trajner: S.Starova.
Bylis: Ruçi, Doksani, Bregasi, Simiç, Peposhi, Mbella, Gjonbrati, Fejzaj, Asani, Papa, Hoxhaj; Trajner: Ermal Nexhipi.
Partizani është ndalur me një barazim 1-1 në “Qemal Stafa” ndaj Bylisit. Ky është barazimi i katërt për të të kuqtë të cilët vazhdojnë të kryesojnë me 40 pikë, 3 më shumë se Skënderbeu që do të luajë nesër ndaj Teutës.
Pjesa e parë- Një pjesë e parë e dobët nga lojtarët e Partizanit, të cilët vuajë presionin e ballshiotëve që në mesfushë. Pas një kundërsulmi të shpejtë me protagonist Mbellën, mbrojtja e kuqe kapet e pa përgatitur dhe shënon Hoxhaj. Një gol që shtang kryeqytetasit të cilët nuk bëjnë dot më shumë në minutat në vazhdim. Përkundrazi, si të mos mjaftonte goli i pësuar, skuadra e Starovës mbetet me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të mesfushorit Batha.
Pjesa e dytë- 45 minuta të luftuara nga Partizani për të barazuar shifrat dhe në fund ja dalin. Aksione të shpeshta me protagonist Sukajn, i cili gjuan disa herë në portën kundërshtare por është totalisht i pafat. Mirëpo me aktivizimin e Raçiç, loja merr rrjedhë tjetër duke u kthyer në një skuadër më agresive. Sulmuesi serb kthehet në rrezik për mbrojtjen ballshiote dhe arrin ta thyejë atë, duke realizuar golin e barazimit për skuadrën.