Bekim Kuli është drejt largimit nga Bylisi pasi lojtari nuk ka gjetur hapësira tek ballshiotët e kërkon që të vazhdojë të kontribuojë në fushën e blertë, e ndoshta në janar ai mund të rikthehet në ekipim “mëmë” te Besës me të cilin ai po stërvitet gjatë këtyre ditëve.
“Kam përvojë të gjatë në Superligë, madje edhe jashtë Shqipërisë. Në çdo klub ku kam luajtur, kam kërkuar hapësira për tu aktivizuar. Te Bylisi hapësirat më janë ngushtuar e po shoh mundësinë të largohem me marrëveshje në janar. Në rast se largohem nga aty, Besa do të jetë destinacioni im. Unë dhe bashkëlojtarët e rinj kavajas duhet ta cojmë ekipin aty ku e meriton”,
Ndërkohë, në Ballsh pritet të ketë edhe afrime, dhe emri i parë është ai i portierit Frashëri, që pret zyrtarizimim e largimit nga Tirana për të kërkuar një tjetër ekip.
Rikthimi në Ballsh mund të jetë një mundësi për të, e zërat për një lëvizje të tillë kanë filluar të dalin, pasi realisht ballshiotëve iu nevojitet një portier në këto momente pasi Mushica është dënuar për 6 muaj nga Komisioni i Etikës.