Masimiliano Doda është lojtari i së ardhmes për Shqipërinë. Aktualisht pjesë e grupmoshave tona, por te Palermo e re gjithmonë ka arritur që të shkëlqejë. Shpeshherë mediat italiane i kanë kushtuar artikuj, nisur nga ndeshjet që mbrojtësi zhvillon me skuadrën. Në një intervistë të fundit për “Gazzetta dello Sport”, ka rrëfyer pak nga e shkuara e tij në Shqipëri.“Unë prita derisa në fund që Sampdoria të më ofronte një kontratë. Në vend të kësaj ata më shkarkuan, unë nuk isha më pjesë e projektit. Nuk e prisja këtë. Bota ra mbi mua në një farë mënyre. Shpejt pasi kisha një kërkesë nga Foggia, atëherë erdhi nga Palermo. Unë nuk pata dyshime dhe i kërkova menaxhrit që të mbyllet sa më shpejt.
Në Shqipëri jeta ime ishte në rrugë. Shkoja në shkollë, konsumoja diçka për të ngrënë dhe luaja. Nuk kishte asgjë tjetër, madje as telefona celularë. Shkoja në një bar në katin e poshtëm për të ndjekur Milanin, ekipin tim të preferuar, kam pasur një dobësi për Kakà, idhullin e parë… Unë jam një djalë i qetë. Mami është pikë referimi dhe kam dashuri të madhe për prindërit. Si ambicie kam që të debutoj në Seria A me Palermon”, ka thënë Doda. /Sport Ekspres/
0 Comments