E BUJSHME/ SHQIPËRIA I KËRKON MIQËSORE NË MARS, PRESIDENTI MALIK: NUK KEMI LUAJTUR HISTORIKISHT ME TA!

Pasi Shqipëria i ka mbyllur kualifikueset e Europianit, është duke kërkuar kundërshtarin e radhës në muajin mars. Kuqezinjtë e kanë të qartë rivalin me të cilin kërkojnë të luajnë dhe është zbuluar, por tashmë pritet përgjigja e tyre.“Sport Ekspres” raporton se bëhet fjalë për Çekinë, e cila arriti të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës, atje ku siguroi përfundimisht edhe kualifikimin në Europian. Mbi këtë çështje ka folur vetë presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, por që ende nuk jep një vendim të prerë.
“Kemi disa variante. Bëhet fjalë për Kosta Rikën dhe Amerikën. Por është e mundur që të luajmë diku më afër. Ne kemi një ftesë nga Shqiëria e cila nuk ka luajtur historikisht me ne. Do të jetë më e qartë brenda disa javësh”, ka thënë Malik. /Sport Ekspres/

0 Comments