PRESIN LOJTARËT QË TË VIJNË NË SHQIPËRI, NË DURRËS FLASIN PËR FUTBOLL PAS TRAUMËS SË MADHE

Pas traumës së madhe që ka kaluar Durrësi, me ato tërmete shkatërrimtare që sollën viktima dhe të plagosur, ka nisur të diskutohet edhe për futboll. Të paktën nga klubi i Teutës, e cila njofton se qyteti ka rifituar qetësinë dhe nuk ka më lëkundje të frikshme sizmike.
Gjithashtu ka ardhur edhe njoftimi ku raportohet se brenda pak ditësh, lojtarët do të zbresin në fushë dhe do të përgatiten për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut. Por fillimisht kërkohet një stabilizim total i vendit, pasi disa prej lojtarëve të Teutës janë larguar jashtë Shqipërisë me familjet për arsye sigurie. /Sport Ekspres/

0 Comments