EKSKLUZIVE/ “LUTU PËR SHQIPËRINË ”! UZUNI TREGON SAKRIFICËN: LE TË BËHEJ SI TË DONTE, MUA MË DUHEJ AI GOLI

Një ndeshje me domethënie të madhe ishte kjo e shqiptarëve të Lokomotivës së Zagrebit, që fituan me rezultatin 4-0 ndaj Goricas. Atje gjenden 5 futbollistë me origjinë shqiptare, ndërsa të gjithë kishin përgatitur fanella të bardha me mbishkrimin “Lutu për Shqipërinë” në rast festimi.Lirim Kastrati tundi i pari rrjetën në minutën e 40 dhe nisi të festonte pikërisht me këtë fanellë. Nuk vonoi shumë Myrto Uzuni, por vetëm 60 sekonda, për të festuar po në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë edhe talenti Indri Tuci i futur në pjesën e dytë, do të dhuronte një asist në golin e fundit.
“Sport Ekspres” ka komunikuar me Uzunin, i cili shprehej se kishte shumë dhimbje dhe ka sakrificuar në maksimum për të luajtur ndaj Goricas, vetëm për të shënuar në këtë takim që kishte edhe simbolikë të veçantë për Shqipërinë, duke parë periudhën tonë të vështirë. “Po e vërtetë që kam pasur shqetësime që në ndeshjen ndaj Belupos, ku nuk luajta. Pastaj edhe sot ndieja dhimbje. Kur po kryeja nxehmjen, ishte një moment që nuk po vazhdoja dot më. Thashë me vete: “Le të bëhet si të dojë”. Mua më duhet një gol sot. Kështu rrezikova dhe ia dola”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

0 Comments