Bylisi nis kete jave grumbullimin

Bylisi do të organizohet këtë javë dhe me shumë gjasa do të vendoset edhe trajneri i ri. Ballshiotët kanë në planet e tyre lojtarë cilësorë dhe konkretisht nga ata që kanë luajtur me ekipe të njohura. Nga sa bëhet e ditur Hajdari, Ristevski apo dhe lojtarë të tjerë vendas e të huaj janë tashmë në listën e presidencës së klubit si afrimet e mundshme për sezonin e ri. Nga sa bëhet e ditur me shumë gjasa, gjatë javës do të ketë edhe ndonjë zyrtarizim, ndërsa lojtarët e sezonit të shkuar që janë në kontratë do të fillojnë të parët grumbullimin, bashkë me të huazuarit, që luajtën sezonin e shkuar në të Parën dhe të Dytën me ekipe të tjera. Por më problem duket infrastruktura ku puna duhet që të nisë nga infrastruktura dhe stadiumi. Ashtu siç ka pohuar edhe presidenti Agron Kapllanaj pritet që pas zgjedhjeve, “Adush Muça” të ketë një ndryshim rrënjësor në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ardhshëm dhe ndeshjen e parë ndaj Tërbunit ta luajë në “shtëpi”.