Ekipi i Bylis ka fituar sot finalen e Kategorise se Pare te luajtur ne oren 17:00 ne stadiumin "Elbasan Arena" 2-0 perballe ekipit te Terbunit qe doli fitues per Grupin A. Golat per ekipin ballshiot u shenuan nga Mustafaraj dhe Dhrami ne pjesen e dyte. Medaljet dhe kupa per fituesit jane dorezuar nga Presidenti i FSHF Armand Duka dhe Sekretari i Pergjithshem Ilir Shulku.
Per Kategorine e Dyte fitues eshte shpallur ekipi i Gramshit ku ka fituar me rezultatin 3-1 perballe Korabit, golat u shenuan nga Koci, Fucia dhe Gega per Gramshin dhe golin e vetem per Korabin e shenoi Lamaj. Ndeshja u luajt ne stadiumin "Qemal Stafa" ne oren 17:00. Medaljet dhe kupa per fituesin jane dorezuar nga Pergjegjesi i Sektorit te Edukimit Astrit Maci.
0 Comments