Messi: Ja pse u rrëzua Boateng-u

Lionel Mesi magjepsi të gjithë botën me paraqitjen e zhvilluar dhe me golat e shënuar kundër Bayern Munchen. Sidomos i dyti, jo vetëm për nga rëndësia, por edhe mënyra e ekzekutimit. Një driblim dehës ndaj Jerome Boateng, i cili u rrëzua në tokë sikur të kishte pësuar një grusht të rëndë në fytyrë, ndërsa më pas ia kaloi topin sipër kokës Neuer-it.

"T'iu them të drejtën, nuk e mbaj shumë mend golin e dytë. Ndodhi shumë shpejt. Gjithçka brenda një sekondë. Boatengun e driblova ashtu, pasi e dija që ai priste të gjuaja me këmbën e majtë, duke qenë se është edhe më e preferuara ime. Për atëarsye nuk gjuajtja. Pjesa tjetër ishte instiktive", ka thënë Messi.

Një fitore 3-0 është e mjaftueshme për të menduar se ke prekur biletën e kualifikimit. Gjithsesi, Mesi nuk dëshiron që të pranojë se e kanë siguruar pjesëmarrjen në finalen e Champions League. 

"Ne morëm një rezultat shumë të mirë, por nuk kemi arritur ende asgjë. Kanë mbetur edhe 90 minuta të tjera për t’u luajtur dhe në Mynih do të jetë e vështirë. Duhet të jemi gati për të", shkruan argjentinasi në Facebook. /albeu.com/

0 Comments