Gjatë sezonit që sapo u mbyll në Kategorinë e Parë, Bylisi i luajti të gjitha ndeshjet nën mungesën e plotë të policisë së rendit, ndërsa masat për zhvillimin e takimit u morën nga forcat policore private. Nën mbikëqyrjen e policisë private u zhvilluan 13 sfida në “Adush Muçaj”, pasi ajo e javës së parë të kampionatit kundër Lushnjës u luajt në “Andon Llapa” të Sarandës. Gjithçka ndodhi si pasojë e disa kritereve që duheshin plotësuar për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjeve.
Bylisi, për sezonin 2015-2016, ka fituar të drejtën të jetë në Superiore. Por, për të siguruar zhvillimin e aktivitetit sportiv në fushën e tij, duhet të plotësojë kriteret që kërkon FSHF-ja dhe forcat policore. Që nga stolat e deri te shtimi i tribunave dhe shembja e një ndërtese 2-katëshe pranë stadiumit, ballshiotëve iu duhet shumë punë për të kthyer në gjendjen e kërkuar impiantin “Adush Muçaj”.
Kriteret që duhen plotësuar janë këto:
1-Zgjerimi i tribunës qendrore.
2-Zgjerimi i sektorit “VIP”
3-Zgjerimi i sektorit të medias
4-Hapja e dhomës së anti-dopingut
5-Plotësimi me ndenjëse plastike i të gjitha shkallëve të stadiumit6-Shembja e një ndërtese 2-katëshe pranë stadiumit
2-Zgjerimi i sektorit “VIP”
3-Zgjerimi i sektorit të medias
4-Hapja e dhomës së anti-dopingut
5-Plotësimi me ndenjëse plastike i të gjitha shkallëve të stadiumit6-Shembja e një ndërtese 2-katëshe pranë stadiumit
Por, përtej kritereve që ka përcaktuar FSHF-ja për t’u plotësuar, klubi është duke menduar planin për rikonstruksionin total të stadiumit. Është menduar shembja e tribunës qendrore dhe ndërtimi i një të reje, e cila do të jetë sa gjatësia e të gjithë fushës. Ndërkaq, shkallët e tribunës përballë do të shemben dhe do të bëhen me konstruksione metalike.
Për të anashkaluar incidentet me pjesën jashtë stadiumit, siç është ndërtesa në fjalë, që duhet shembur, i gjithë stadiumi mendohet se do të jetë i mbuluar. Plani i stadiumit të ri parashikon edhe ndriçimin, gjithashtu dhe tribuna të vogla pas portave, si në rastet e stadiumeve të ashtuquajtur “anglez”. Megjithatë, ky është një projekt i së ardhmes. Parësore mbetet vetëm plotësimi i kritereve momentalë, të cilët do të bëjnë që tifozët mallakastriotë ta shohin Bylisin në “Adush Muçaj”.