Merkato e Bylisit nis nga të huazuarit



Kontigjentit mallakastriot për sezonin e ardhshëm pritet t’iu shtohen emrat që u dhanë në formë huaje në klube të ndryshme të elitës dhe të së Parës. Por, ka edhe emra që u dhanë në Kategorinë e Dytë. Megjithatë, drejtuesit pritet ta nisin merkaton nga këta lojtarë, duke i afruar në skuadër.

Ata nuk do të nënshkruajnë menjëherë për Superioren, por do të jenë në varësi të trajnerit të ri që do të përzgjidhet. Pra, askush nuk e ka vendin e sigurtë, përfshi dhe ata që mbyllën sezonin me Bylisin. Nga porta në sulm janë 10 emra, të cilët janë huazuar në skuadra të ndryshme, teksa janë aktivizuar rregullisht me ekipet respektive në këtë sezon që sapo u mbyll.

Lista e të huazuarëve
EmriPozicioniKlubi
Shkëlzen RuçiPortierElbasani
Marjo MemajPortierNaftëtari
Eugen BualliMbrojtësOrikumi
Julian PriftiMesfushorHimara
Romarjo PriftiMesfushorOrikumi
Xhuljo TahirajMesfushorDinamo
Endri BakiuSulmuesKastrioti
Valentino MuratajSulmuesPartizani
Eneo SulkjaSulmuesShkumbini
Florjan DervishiSulmuesHimara

0 Comments